Apple “security”, klientët ndihen të kënaqur me sigurinë

Teknologji

Apple “security”, klientët ndihen të kënaqur me sigurinë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 06:15
Apple

Klientet e Apple ndihen të qetë nga mbështetja teknike të kësaj kompanie. Consumer Reports kohë më parë bëri një hulumtim për kompjuterët më të besueshëm, në të cilën morën pjesë mbi 80 mijë njerëz, të cilët ndan përvojat e tyre pozitive.

Në studim ishin përfshirë kompjuterët e blerë ndërmjet viteve 2012-2016. Më së shumti përdoruesit ishin të kënaqur me prodhimet e Apple, pasuar me ato të Samsung, Dell, HP, Lenovo dhe Asus. 

Apple është më e besueshme edhe kur bëhet fjalë për kompjuterët. Vetëm 15 për qind e përdoruesve kanë pasur probleme me kompjuterët e Apple, ndërsa pasojnë Lenovo me 24 për qind, Samsung 25 për qind, Dell dhe HP me 27 për qind dhe Asus me 29 për qind.

Përdoruesit janë më të kënaqur me mbështetjen teknike të Apple me vlerësimin 82, pason Microsoft me vlerësimin 68, derisa Dell ka marrë 56.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat