Sa e dëmton ri-startimi i dhunshëm kompjuterin tuaj?

Teknologji

Sa e dëmton ri-startimi i dhunshëm kompjuterin tuaj?

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:28
Ri-startimi

Është vështirë të gjendet një përdorues të kompjuterëve, i cili nuk ka qenë i detyruar për një moment që “ta ngrijë” kompjuterin duke shtypur gjatë butonin për shkyçje. Por, sa e dëmton kjo pajisjen tuaj?

Përgjigjja nuk është e thjeshtë, pasi dëmi nga një ri-startim i tillë, i njohur si cold reboot, hard reboot nuk mund të sjellë dëmtime. Para se gjithash, është e qartë se përdoruesi i kompjuterit në këto rrethana nuk ka shumë zgjedhje, por opsioni i heqjes së kabllos nga pajisja assesi nuk rekomandohet.

Kompjuterët e sotëm duhet të jenë të sigurt edhe për hard reboot nga edicionet e kaluara dhe në përgjithësi është shumë pak e besueshme se mund të vjen deri te dëmtimi. Çfarë ndodh në përgjithësi me kompjuterin kur ai duhet te resetohet në këtë mënyrë dhe pse mund të bëhet një gjë e tillë?

Zakonisht resetimi, i cili mund të kërkohet nga sistemi quhet soft reboot, dhe jep kohë që sistemi operativ të shuajë aplikacionet dhe proceset e lansuara në fillim, të dërgojë sinjal në pllakën amë që të fillojë ri-startimin. Pas kësaj, pllaka amë dërgon sinjal që sistemi sërish të ngritet.  Me rastin e hard reboot gjërat janë më ndryshe.

Përdoruesi duke shtypur dhe mbajtur gjatë butonin për lëshimin/fikjen e kompjuterit nis procesin e zbrazjes të të gjitha komponentëve, të cilët shërbehen me energji elektrike, dhe kur ky proces të ketë përfunduar, të gjitha pjesët e kompjuterit mbeten pa të.

Pra, ri-startimi duke mbajtur gjatë shtypur butonin nuk sjell kurrfarë pasojash të tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat