Acer prezantoi versionin më të ri të laptopit të vet Chromebook 11 gjatë panairit Computex në Tajvan.
Laptopi do ketë deri te 8GB RAM dhe procesor Intel Core i5.
Secili version Acer Chromebook 11 ka tastierë rezistues ndaj ujit, ekran me prekje dhe bateri e cila siguron 13 orë punë. Funksionet tjera përfshijnë portet USB Type-C, USB 3.0 dhe USB 2.0, kyçje HDMI dhe microSD slot.
Acer nuk ka bërë të ditur informacionet për çmimin dhe as se kur do të dalin në treg laptopat Chromebook 11.