Huawei publikon tabletin e ri MediaPad M3 Lite 10

Teknologji

Huawei publikon tabletin e ri MediaPad M3 Lite 10

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Huawei vazhdon përhapjen e linjës së vet të tabletëve MediaPad.

Pajisja e tij e fundit është MediaPad M3 Lite 10, model i segmentit të mesëm, me profil të hollë prej 7,1 milimetrash. Po ashtu, pajisja ka katër mikrofona  Harman/Kardon për përvojë më të mirë të zërit.

Tableti ka ekran 10.1 inç, rezolucion 1920 x 1200, çip Snapdragon 435 me CPU me katër bërthama, softuer Android Nougat me interfejs EMUI 5.1. Tableti ka tri opsione kur është në pyetje RAM dhe hapësira ruajtëse: 3GB + 16GB, 3GB + 32GB i 4GB + 64GB. 

MediaPad M3 10 Lite ka dy kamera 8MP – njërën nga mbrapa dhe tjetrën për selfie. Pajisja ka bateri 6600mAh dhe sensor për skanimin e gishtërinjve që implementohet në tastierën Home. 

Të gjitha versionet e tabletit vijnë me mbështetjen LTE Cat4 dhe Wi-Fi 11ac. Huawei MediaPad M3 10 Lite do të jetë i pranishëm në ngjyrë të artë, të hirtë dhe të bardhë, ndërsa çmimi dhe data e daljes në treg nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat