Windows 10 vazhdon rritjen, XP për herë të parë nën 7%

Teknologji

Windows 10 vazhdon rritjen, XP për herë të parë nën 7%

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 19:39
ilustrim

Sipas raportit më të ri të kompanisë analitike NetMarketShare, Windows 7 edhe më tej dominon, dhe ka shënuar rritje prej një për qind dhe tash mban 49,46% të tregut.

Windows 10, po ashtu, ka shënuar rritje krahasuar me muajin e kaluar dhe tash mban 26,78% të tregut, derisa në maj ishte 26,28%.  Microsoft mund të jetë i lumtur për shkak se pjesëmarrja e Windows XP për herë të parë në treg ka rënë nën 7%, dhe tash është 5,66%, që paraqet rënie 1,38 për qind krahasuar me muajin e kaluar. Rënie ka shënuar edhe Windows 8.1, i cili tash mban 6,74% të tregut.

Në përgjithësi Windows ende prin si sistemi operativ më i përdorur me 91,64 për qind, derisa larg pas tij renditet Apple Mac me 6,36 për qind. Mac OS X 10.12 ka shënuar rritje të vogël dhe tash mban 3,59% të tregut. Kategoria “të tjerët” ka shënuar rënie dhe tash është e pranishme në  7,77% të tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat