Shkarkimi i aplikacioneve në App Store rritet 70%

Teknologji

Shkarkimi i aplikacioneve në App Store rritet 70%

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:53
ilustrim

Apple para konferencës WWDC në faqen e vet është lavdëruar me shifrat më të reja që kanë të bëjnë me AppStore.

Deri më tash kompania zhvilluesve në llogari të aplikacioneve të tyre ua ka paguar gjithsej 70 miliardë dollarë.

Apple njoftoi se vitin e kaluar ka pasur rritje të shkarkimeve në App Store për madje  70 për qind krahasuar me një vit më parë. Të njëjtin vit zhvilluesve iu janë paguar rreth 20 miliardë dollarë.

"Njerëzit çdo kund në botë i adhurojnë aplikacionet dhe blerësit tanë i marrin në numër rekord”, tha Phil Schiller, njeriu i parë i marketingut të Apple.

Rritja më e madhe në mesin e kategorive është shënuar në seksionin e lojërave dhe argëtimit, stilit jetësor, shëndetit dhe fitnesit- të gjitha këto shënuan rritje prej mbi 70% vitin e kaluar.

Fitues megjithatë është kategoria e fotografive dhe video, e cila ka shënuar rritje prej pothuajse 90 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat