Videot e fitnesit në kohën e YouTube

Teknologji

Videot e fitnesit në kohën e YouTube

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 07:41
Ilustrim

Në vitet 1980 Jane Fona shiti miliona video kaseta të ushtrimeve të saj stërvitore. Por më pas ato i lënë vendin DVD-ve, derisa erdhi interneti dhe transmetimi dixhital. Pra, si u përshtatën këto video?

Kur Cassey Ho krijoi në YouTube “blogilates” dhe ngarkoi të gjitha videot e saj të stërvitjes, e dinte se shumë shpejt do të përfshihej nga komentet e fansave në të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.

Ajo ka rreth 4 milionë ndjekës në kanalin e saj në YouTube si dhe 1 milionë të tillë në Facebook dhe Instagram. Ho është nga të parat blogere të fitnesit që ka shfrytëzuar aftësitë e internetin për një audiencë masive globale dhe me kosto prodhimi shumë të ulët.

Kjo është shumë larg mbretëreshës së fitnesit, Jane Fona që frymëzoi milionë njerëz në gjithë botën me ushtrimet aerobike nëpërmjet televizorit. Ajo shiti më shumë se 17 milionë videokaseta.

Por sot mund të gjesh rreth 30 milionë video fitnesi vetë në YouTube dhe shumë të tjera në platformat e rrjeteve sociale. Por ndryshe nga videot tradicionale të stërvitjes, ku humbja në peshë ishte objektivi final, konsumatorët hyjnë në blogerin e tyre të preferuar të fitnesit për një eksperiencë më interaktive.

“Videot e fitnesit kanë kaluar nga funksionale në përmbajtje aspiruese që u jep njerëzve një dritare në jetën e tyre të ndikuar nga fitnesi që ndjekin”, thotë Richard Wilson, shefi ekzekutiv i Clickon Media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat