Qualcomm prezanton QuickCharge 4+ për mbushje të shpejtë

Teknologji

Qualcomm prezanton QuickCharge 4+ për mbushje të shpejtë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 17:38
Qualcomm

Telefonat e mençur po bëhen gjithnjë e më të mençur, gjë të cilën nuk mund ta themi edhe për bateritë të cilat i mbushin.

Disa prodhues këtë problem e zgjedhin përmes implementimit të baterive të mëdha në pajisjet e tyre.

Njëra nga opsionet është përfshirja e teknologjisë së shpejt (fast charging). Zgjidhja Qualcomm Quick Charge është njëra ndër më të popullarizuarat kur bëhet fjalë për telefonat me çipa Qualcomm Snapdragon. Tash Quick Charge është bërë më i shpejtë sesa më herët.

Qualcomm ka prezantuar QuickCharge 4+ dhe thonë se zgjidhja e re mundëson mbushjen e shpejtë të pajisjes deri në 15 për qind më shpejt. QuickCharge 4+ është edhe për 30 për qind më efikas se sa QuickCharge 4, dhe punon në temperatura të ulëta. Për të mundësuar QuickCharge 4+, prodhuesit e pajisjeve duhet të implementojnë edhe disa karakteristika të harduerit, të cilat përfshijnë balancimin inteligjent të nxehtësisë, dual charge, si dhe funksionet e reja të sigurisë. 

Telefoni i parë, i cili arrin me funksionin QuickCharge 4+ është Nubia Z17, i cili ka procesor Snapdragon 835 dhe memorie deri në 8GB RAM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat