Krijuesi i lojës “Orbavoid", një shqiptar

Teknologji

Krijuesi i lojës “Orbavoid", një shqiptar

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:14
Loja Orbavoid

Revolucioni në fushën e teknologjisë informative, i cili ka kapluar viteve të fundit mbarë rruzullin tokësor, duket se nuk po ngec as në hapësirën shqiptare.

Herë pas here në studio kemi pasur të rinj e të reja të talentuara, që bëjnë shpikje teknologjike, nga Shqipëria e Kosova. Por  me sa duket, talente të tilla i gjen në gjithë trevat tona, përfshi Luginën e Preshevës.

Në mesin e shumë entuziastëve në industrinë e “ IT “-së është edhe Miran Behluli, nga Bujanoci. Me të mbaruar shkollën e mesme, në Shkup të Maqedonisë, Mirani ka prezantuar një aplikacion që ka të bëjë me zhvillimin e një loje atraktive e që është i disponueshëm për dy sistemet kryesove operativë të telefonave: Android dhe iOS. 

Aplikacioni i quajtur “Orbavoid" ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirësit e lojërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat