Intel Coffee Lake shtyhet për vitin e ardhshëm

Teknologji

Intel Coffee Lake shtyhet për vitin e ardhshëm

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:47
Intel Coffee Lake

Familja Intel Coffee Lake me procesor me katër dhe gjashtë bërthamë është shtyrë për vitin 2018. Informacionet vijnë duke iu falënderuar roadmap të rrjedhur, të cilin kompania ua ka prezantuar partnerëve të saj gjatë panairit Computex.

Familja e parë përbëhet nga seria Core X e segmentit të epërm, e cila është prezantuar javën e kaluar dhe përfshin çipin Skylake X dhe Kaby Lake X CPU dhe X299.

Kjo përfshin procesorët me katër bërthama Kaby Lake X i5 7640X dhe i7 7740X, i9 dhe i7 Skylake X 7920X, 7900X, 7820X dhe 7800X CPU me tetë dhe gjashtë bërthama, derisa modelet me 14, 16 dhe 18 bërthamë do të shtyhen.

Familja e dytë do t’i dedikohet tregut mainstream dhe përbëhet nga procesorët Intel Coffee Lake me katër dhe gjashtë procesorë, si dhe çipin Z370. Sipas pohimeve, gjenerata e tetë e pjesëve është shtyrë dhe do të publikohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Familja e tretë e prodhimit është e bazuar në çipat Intel BGA Gemini Lake, me 2-4 bërthama me TDP prej 10W. Këta procesorë janë të dedikuar për pajisjet me format të vogël dhe shpenzime të ulëta dhe do të implementohen në pllakat amë. Gemini Lake do të debutojë kah fundi i vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat