Google Home së shpejti do të pasurohet edhe me gjuhën italiane

Teknologji

Google Home së shpejti do të pasurohet edhe me gjuhën italiane

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:42
Google Home

Google Home ende nuk është në dispozicion në Itali, por kjo mund të ndodhë së shpejti sepse ky altoparlant i mençur tashmë ofron mbështetje për gjuhën italiane.

Me këtë, altoparlanti Home tani ofron mbështetje për nëntë gjuhë të huaja në total.

Ata të cilët kanë testuar mbështetjen për gjuhët e reja kanë konfirmuar se pajisja ishte në gjendje që të njohë zërat e ndryshme. Megjithatë, kontrollet për automatizimin e shtëpisë, rutinave dhe shkurtesave ishin ose të prishur ose mungonin në tërësi.

Ende pritet që Google të njoftoj zyrtarisht këtë ndryshim, e sidomos kur është caktuar lansimi për Italinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat