Dizajni i ri i Gmail vjen me një “Modalitet Konfidencial”

Teknologji

Dizajni i ri i Gmail vjen me një “Modalitet Konfidencial”

Më: 15 prill 2018 Në ora: 00:22
Gmail i ri

Gmail në uebe pret një përditësim të madh në javët e ardhshme me një dizajn dhe veçori të reja, por Google po paraqet gjithashtu një modalitet të ri konfidencial.

Këtë javë u zbulua dizajni i ri i Gmail, së bashku me karakteristika si përgjigje të shpejta në e-mail, aftësinë për  shtyrje të postës elektronike për më vonë, dhe një faqe anësore të re për të vendosur takimet e kalendarit krah për krah me mesazhet.

Tani kemi mësuar që Google gjithashtu do të prezantojë “Modalitetin Konfidencial”, i cili lejon përdoruesit e Gmail të ndalojnë marrësit nga përcjellja e disa e-mail-eve të caktuara ose kufizon aftësinë për t’i kopjuar, shkarkuar ose klikuar ato.

Google gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të Gmail të kërkojnë një kod kalimi për të hapur email-et, të cilat do të gjenerohen përmes SMS-it ose do të caktojnë një datë  skadimi në e-mailin e dërguar.

Karakteristikat janë shumë të ngjashme me disa që gjenden në aplikacionin e plotë të Outlook në Microsoft, dhe Microsoft gjithashtu po shton aftësinë për të kufizuar e-mailin në shërbimin Outlook.com. Këto karakteristika do të tërheqin bizneset që duan më shumë kontroll mbi mënyrën se si përdoren e-mail nga marrësit.

Google ka konfirmuar se përditësimi i Gmail do të vijë së shpejti dhe një mesazh për një program të hershëm të aksesit  zbuloi se duhet të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme. Konferenca e zhvilluesve të I/O të Google fillon më 8 maj të këtij viti dhe ka të ngjarë që ky dizajn i ri i Gmail do të jetë pjesë e shfaqjes së bashku me disa përditësime për shërbimet e tjera të internetit të Google. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat