Mbushja e karburantit me vaj luledielli, këto janë pasojat që i ndodhin veturës!

Teknologji

Mbushja e karburantit me vaj luledielli, këto janë pasojat që i ndodhin veturës!

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 00:40
Ilustrim

Ndonëse është e prodhuar për të përgatitur ushqimin, disa qytetarë të Kosovës tani kanë filluar që rezervuarin e veturës së tyre  t’a mbushin me vaj të lulediellit.

Ani pse është e dëmshme, ata këtë e bëjnë për arsye se çmimi i naftës në vendin tonë është duke shënuar rritje.

Por, lidhur me këtë, në një prononcim për Indeksonline ka folur Kryetari i Shoqatës së naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai ka thënë se sa i përket përdorimit të vajit luledielli për automjete nga qytetarët është vetëm një show mediatik. Sipas tij, një gjë e tillë padyshim se është show veror.

Më tutje, Berjani tregon arsyen se pse duhet të përdoret dizelli në Kosovë.

“Dihet se dizelli i ka rreth 20 parametra të cilësisë. Prandaj, dizelli duhet të përdoret ai i cili është sipas udhëzimeve administrative të ligjeve në fuqi. Ku ne shoqata e naftarve kërkojmë sa më shumë që cilësia e derivateve të kontrollohet në kufi”, ka thënë ai.

Më tej, ai beson se diaspora dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me derivate cilësore. Sipas Berjanit, me çmim më të lirin në regjion.

Ai po ashtu ka një porosi për diasporën.

“Ju dëshirojë  mirëseardhje diasporës dhe besoj që diaspora dhe qytetarët e RKS-së janë duke u shërbyer me derivate cilësore dhe më të lirin në regjion. Lus diasporën që gjatë furnizimit ta kërkojnë kuponin fiskal, dhe ju deshirojë pushime të këndshme në vendlindje”, ka përfunduar Berjani.

Në anën tjetër, Indeksonline ka kontaktuar edhe një punëtorë të njërit prej auto-serviseve në Prishtinë, i cili në kushte anonimiteti ka treguar pasojat që mund t’i kenë qytetarët me veturë në rast se përdorin vajin e lulediellit si lëndë djegëse në vend të naftës.

“Pasojat nëse përdoret vaj lule dielli në veturë janë të shumta brenda motorit si: pompes elektrike, komenroles, injektorve, egr ventillave etj”, ka thënë një punëtorë i një servisi në Prishtinë.

Po ashtu, ai thotë se nafta dallon shumë nga vaji i lule diellit. Sipas tij, veçohet në pastërti e kualitet të lartë.

“Ajo lëndë djegëse është e paraparë për kuzhinë dhe ka tjetër aromë dhe tjera përmbajtje, kështu që nuk preferohet për vetura. Kështu që nafta përmban patafin, yndyr lyrëse, aromë dhe ngjyrë dhe poashtu dallon në pastërti e kualitet. Dëmi është i gatshëm në vetura nëse përdoret diçka tjetër përveç naftës”, përfundon ai.

Ndryshe, së fundi kemi parë disa persona që kanë publikuar video në rrjete sociale teksa hedhin vaj të lulediellit në veturën e tyre. Madje, të njëjtit thonë se kanë më shumë leverdi nga kjo dhe se nuk kanë pasur dëme deri më tani sa kanë përdorë këtë lloj vaji si lëndë djegëse në vend të naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat