WhatsApp bëhet me pagesë, por jo për të gjithë

Teknologji

WhatsApp bëhet me pagesë, por jo për të gjithë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:31
WhatsApp

Fitimi e parave i WhatsApp është një nga qëllimet e Mark Zuckerberg që kur Facebook bleu platformën e mesazheve në vitin 2014. Sot Menlo Park vendos të fillojë me kompanitë: ata do të duhet të paguajnë për t’iu përgjigjur klientëve të tyre.

Por vetëm nëse përgjigjja është vonë për t’u kthyer: koha maksimale 24 orë, përtej këtij kufiri, mesazhet e dërguara do të faturohen. Kostoja do të luhatet midis 1 dhe 9 cent. Për ta bërë të njoftuar ka qenë vetë “Facebook”-u në blogun e tij të dedikuar për biznesin.

Vendimi vjen një vit pas fillimit të profilit të ri të biznesit të dedikuar kompanive. Për të bërë përdorimin e WhatsApp-it të paguar, Facebook ka nisur paketën Api (ndërfaqet e programimit) që kompanitë do të duhet të përdorin në aplikacionet e tyre ose në faqet e internetit. Kjo është një paketë që nuk do të gjenerojë kosto nëse kompania do t’u përgjigjet klientëve brenda 24 orëve.

Data e fillimit të sistemit të ri të paguar është ende e pasigurt, por në javët e ardhshme “Facebook” do të nisë një fushatë për të stimuluar përdoruesit për të komunikuar me kompanitë përmes WhatsApp. Për shembull, të kërkoni informacion mbi fluturimet ose të ndryshoni biletat. E pasigurt për tani është kostoja e shërbimit, sipas disa burimeve duhet të jetë midis 1 dhe 9 cent për mesazhin e dërguar.

Funksioni mund të përdoret për të dërguar mesazhe relevante dhe jo promocionale, të tilla si konfirmimi i dërgesës së një produkti ose dhënia e një lejeje fluturimi. Por nga viti 2019 duhet të jetë e mundur që kompanitë të futin përmbajtje reklamuese në status, një ide që u krijua për të gjurmuar Instagram Story të përdorura nga rreth 450 milionë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat