FBI paralajmëron për sulme hakerike në bankomate në gjithë botën

Teknologji

FBI paralajmëron për sulme hakerike në bankomate në gjithë botën

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Bankomatet në gjithë botën ndodhet nën kërcënim të madh të një sulmi të “pa evituar” hakerik dhe pritet që miliona të zhduken nga llogaritë.

Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një korrespodencë të besueshme me bankat, të cilën e ka publikuar eksperti për siguri online, Brian Krebs.

Sipas FBI-së, paralajmërimi i është dërguar bankave ndërkombëtare të premten dhe zbulon se hakerët po përgatisin sulm masiv në bankomatet botërore në ditët e ardhshme.

"FBI ka mbledhur prova që tregojnë se kriminelët në internet po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM, i cili është i lidhur me një problem që ne e dimë si një operacion të pakufizuar”, thuhet në raport.

Analistët kanë paralajmëruar bankierët që të ngrenë një skemë të koordinuar mirë globale, të quajtur "ATM cash-out". Me sa duket, kriminelët po planifikojnë të hakojnë procesorin brenda ATM-ve dhe të përdorin "klon kartela" në ATM-të anembanë botës për të vjedhur miliona brenda disa orëve.

Një gjë e ngjashme ndodhi nëntë vjet më parë, kur nëntë milionë dollarë humbën nga bankomatë në mbarë botën.

Në raport thuhet se në probleme të mëdha janë në veçanti bankomatët e bankave më të vogla që nuk i azhurnojnë pajisjet sipas standardeve më të fundit të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat