Facebook nis luftën ndaj lajmeve të rreme, shpërblen informatorët e besueshëm

Teknologji

Facebook nis luftën ndaj lajmeve të rreme, shpërblen informatorët e besueshëm

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka nisur ta rangojë besimin në përdoruesit e vet në mënyrë që t’i ndihmojë për të vlerësuar raportimet nëse një lajm është i rremë.

Sistemi i ri i Facebookut kishte hyrë në funksion vitin e shkuar si pjesë e luftës të rrjetit social kundër lajmeve të rreme dhe mashtrimeve. Facebooku për këtë bazohet në raportimet e përdoruesve. Nëse “mjaftueshëm” njerëz raportojnë se një lajm është i rremë, dikush nga ekipi i Facebookut do ta shikojë raportimin. Por shikimi i çdo raporti është lodhës andaj Facebooku do të përdorë informata tjera për të parë nëse duhet të vazhdojë me monitorim të lajmit më tej apo jo.

Një nga këto është rangimi i besimit. Facebooku bazohet në raportimet e njerëzve duke parë se kush po i raporton ato dhe nëse është dikush që sa herë ka raportuar ka bërë raportime të drejta apo ka provuar të mashtrojë Facebookun. Nëse një njeri ka raportuar disa herë dhe Facebooku ka gjetur fakte që i përshtaten raportimit, pikët e atij përdoruesi rriten. Por nëse një llogari raporton diçka si lajm të rremë e që më pas del të jetë i vërtetë, pikët bien poshtë.

“Njerëzit shpesh raportojnë gjërat që thjeshtë s’pajtohen me to”, ka thënë Tessa Lyons nga Facebooku për “Washington Post”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat