Pew Internet: Tinejxherët të brengosur për kohën që shpenzojnë në pajisje dixhitale

Teknologji

Pew Internet: Tinejxherët të brengosur për kohën që shpenzojnë në pajisje dixhitale

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Gjenerata që nuk janë rritur të rrethuar nga telefona, tabletë dhe kompjutera, dijnë se çfarë ishte jeta pa pajisje të tilla, dhe gjetën gjithashtu mënyra për të shijuar jetën pa pasur nevojë të jenë ‘online’ gjithë kohën. Është ndryshe me brezin e ri, ku shumë më shumë të rinjë po rriten me iPad të vendosur para tyre.

Megjithatë, duket se pavarësisht rritjes nga një teknologji e tillë, një studim i kohëve të fundit i kryer nga Pew Internet (nëpërmjet Engadget) zbuloi se edhe tinejxherët kanë filluar të shqetësohen rreth kohës që kalojnë në telefonat e tyre. Bazuar në rezultatet e studimit, u zbulua se 54% e adoleshentëve (13-17 vjeç) shqetësohen se shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre.

Studimi gjithashtu zbuloi se 52% e adoleshentëve në SHBA gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për të zvogëluar kohën e shpenzuar në telefonat e tyre, si kufizimi i mediave sociale dhe video lojërave.

Në të vërtetë studimi zbuloi gjithashtu se janë 51% të adoleshentëve të cilët në të vërtetë mendojnë se prindërit e tyre shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre, dhe ata thanë se ishte e vështirë të kesh një bisedë me atë të rritur sepse ata ishin të hutuar nga një telefon.

Është një studim interesant dhe gjithashtu vjen në një kohë interesante ku kompanitë po fillojnë të prezantojnë atë që ata e quajnë “iniciativa dixhitale e mirëqenies”, ku prezantojnë karakteristika dhe metoda për harduerin dhe softuerin e tyre që i japin përdoruesit një pushim pas një kohe të caktuar të shpenzuar në pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat