Trenat në Zvicër me internet falas nga kjo datë

Teknologji

Trenat në Zvicër me internet falas nga kjo datë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Udhëtarët e trenave zviceranë tani e kanë një datë të caktuar se deri kur duhet të presin që udhëtimet e tyre të gjata të jenë të shoqëruara me internet falas.

Këshilli federal i shtetit bëri të ditur se linjat nacionale të trenave duhet të sigurojnë internet falas në linjat e gjata, më së largu deri më dhjetor 2019.

Përgjigja erdhi pas një kërkese për internet në transportin publik nga anëtari i parlamentit, Thomas Ammann. Ai u shpreh se është i lumtur me këtë vendim të qeverisë, duke shtuar se do ta mbikëqyrë procesin dhe do të shtojë presionin mbi operatorët e trenave në vend.

Ky vendim vjen pas debateve dhe pritjeve të gjata lidhur me këtë çështje në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat