Televizori-mur, ekrani revolucionar i Samsung

Teknologji

Televizori-mur, ekrani revolucionar i Samsung

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:42
Televizori-mur

Samsung ka prezantuar në IFA 2018 në Berlin “The Wall” (Muri), një ekran revolucionar Micro LED i projektuar për sipërmarrjet dhe ambientet jashtë shtëpisë.

I pajisur me teknologji vetë-emetuese të ekranit dhe një dizajn modular, “The Wall” mund të personalizohet tërësisht duke bërë të mundur që përdoruesit të mund të zgjedhin pa hezituar mënyrën se si të integrojnë ekranin e televizorit në hapësirat e tyre.

Gjithashtu, Samsung prezantoi një model të ri 49” të linjës “The Frame” me elementin shtesë “Easy Discovery”, ku çdo përdorues mund të aksesojë shumë lehtë veprat e artit e kuruara në mënyrë të posaçme, duke i shfaqur ato në ekran pa qenë aspak nevoja të kërkojë në qindra opsione. Jo vetëm kaq, Dyqani i Artit “The Frame” po zgjerohet dita ditës, me një gamë të gjerë prej më shumë se 850 vepra arti nga disa prej institucioneve më të mirënjohura të artit në botë, duke përfshirë këtu edhe Muzeun Shtetëror të Berlinit, Muzeun Victoria & Albert dhe Muzeun Tate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat