Samsungu merr hapa tjerë për ndryshimin e jetëve me Inteligjencën Artificiale

Teknologji

Samsungu merr hapa tjerë për ndryshimin e jetëve me Inteligjencën Artificiale

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 07:43
Qendra e Inteligjencës Artificiale në New York do të udhëhiqet nga Daniel D. Lee

Samsungu ka njoftuar se do të hapë së shpejti një qendër kërkimore për inteligjencën artificiale (AI) në New York të SHBA-së.

Qendra e Inteligjencës Artificiale në New York do të udhëhiqet nga Daniel D. Lee, Zv.president Ekzekutiv i Samsung Researchit dhe një autoritet global në robotikë IA, i cili u bashkua me Samsung Electronics qershorin e kaluar.

Si Udhëheqësi Kërkimor i Samsung Electronics, Sebastian Seung gjithashtu do të këshillojë Samsungun për kërkime të avancuara të IA në zhvillimin e mundësive të rritjes së biznesit në të ardhmen.

“Ajo që na duhet tani është të përqendrohemi në krijimin e vlerave të reja që e bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë dhe më të përshtatshëm duke shfrytëzuar fuqinë e IA në produktet dhe shërbimet e Samsung-ut”, tha Hyun-suk Kim, President dhe Shef i Samsung Research, krahu i avancuar i R&D i Samsung Electronics. “Për ta realizuar këtë, Qendrat tona Ndërkombëtare të IA, duke përfshirë Qendrën IA të Nju Jorkut, duhet të luajnë një rol të rëndësishëm”.

Samsung ka njoftuar planet për të zgjeruar aftësitë në kërkimin e avancuara në IA duke punësuar rreth 1000 specialistë deri në vitin 2020. Kjo do të jetë qendra e gjashtë e Samsungut IA në mbarë botën dhe do të punojë në partneritet me qendrat e tjera kërkimore IA të Samsungut. Qendrat e tjera të IA janë vendosur në Kore, M.B., Kanada, Rusi dhe Silicon Valley, SHBA.

“Ne jemi të emocionuar të hapim një qendër të re Samsung të IA në New York, e cila do të specializohet në kërkimin e robotikës”, tha Daniel D. Lee. “New Yorku është një nga qytetet më të mëdha të botës, dhe me këtë strukturë të re do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë talentin e madh në këtë zonë. Ne gjithashtu presim të bashkëpunojmë me universitetet dhe qendrat akademike në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat