Shqiponja shqiptare bëhet pjesë e FIFA 19

Teknologji

Shqiponja shqiptare bëhet pjesë e FIFA 19

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:31
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Një përdorues i Twitter ka publikuar një video në profilin e tij, që tregon se festimi me shqiponjën shqiptare tani është në FIFA 19.

Duke hulumtuar mënyrat e festimit të golave, ai gjeti se në FIFA 19 ndodhet edhe festimi me shqiponjë.

Ky lloj festimi është emëruar në FIFA me emrin “zogu fluturues” (Flying Bird).

Kujtojmë se ky lloj festimi i golave nga lojtarët shqiptarë, kishte ngjallur reagime të shumta nëpër rrjete sociale, duke rrezikuar që të dënohen nga FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat