Instagram ndalon së punuari

Teknologji

Instagram ndalon së punuari

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:47
Instagram

Instagrami ka ndaluar së punuari, me përdoruesit që nuk kanë mundësi t’i shohin profilet apo fotot e miqëve të tyre.

Përdoruesit janë duke u ballafaquar me profile boshe dhe me mesazhin që aplikacioni ”nuk mund ta rifreksojë përditshmërinë”.

Edhe versioni në desktop është duke pasur probleme. Kjo sjellë mesazhin, ”5xx Server Error”.

Problemet vijnë përkrah një kohe të vështirë për Instagramin. Kompania e dy themeluesve u largua në ditët e fundit pas zërave se ka mosmarrëveshje me Facebook.

Dhe pasi Facebook është hakuar në fundjavë, pritej që edhe profilet në Instagram ta pësonin të njejtën.

Megjithatë, besohet se problemet e sotme në serverin e Instagramit vijnë për shkak të problemeve teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat