Gjermania këshillon qytetarët: Kujdes gjatë postimeve në FB nëse shkoni në Turqi - Bota Sot
Gjermania këshillon qytetarët: Kujdes gjatë postimeve në FB nëse shkoni në Turqi

Teknologji

Gjermania këshillon qytetarët: Kujdes gjatë postimeve në FB nëse shkoni në Turqi

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:44
Ilustrim

Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj që vizitojnë Turqinë të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shikojnë se çfarë publikojnë në rrjetet sociale, pas një serie arrestimesh të gjermanëve për shkak të kritikave të qeverisë së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në internet.

Në këshillën e përditësuar për udhëtime, e cila është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme sot, thuhet se përpjekjet e Berlinit për përmirësimin e marrëdhënieve me Ankaranë deri më tani shumë pak kanë ndikuar për dhjetëra qytetarë të ndaluar gjermanë pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.

"Arrestimet dhe persekutimi janë shpesh në lidhje me postimet në rrjetet sociale kritike e qeverisë," sipas një këshille të re për udhëtime në Turqi.

Ministria shtoi se edhe komentet private mund të paraqesin një rrezik dhe se akuzat për "fyerje të presidentit" ose "përhapjen e propagandës terroriste" mund të çojë në dënim me shumë vjet burgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...