"Plaçkitin njerëzit": Nëse blini në internet, duhet ta dini këtë fakt

Teknologji

"Plaçkitin njerëzit": Nëse blini në internet, duhet ta dini këtë fakt

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:49
Ilustrim

Këto janë gjërat që ne duhet të marrim parasysh kur blejmë në internet dhe para se të paguani mirë lexoni më shumë dhe mundësisht shqyrtoni faqe të ndryshme.

Shumica e njerëzve para blerjes në internet, sidomos kur bëhet fjalë për sende të shtrenjta, informacioni i parë më i mirë në lidhje me produktet që ata blejnë do të ishte të shihen përvojat e njerëzve të cilët kanë blerë tashmë këto produkte.

Për shembull, nëse shkoni për blerje në Amazon, në fund të faqes ka vlerësime dhe komente nga njerëz që kanë blerë tashmë një produkt dhe ky informacion mund të jetë vendimtar kur merrni vendime mbi blerjet.

Edhe pse keni menduar se nuk ka arsye për të mos iu besuar recensioneve të përdoruesve, një kërkim i organizatës për konsumatorë në Angli ‘Which?” tregoi se duhet pasur kujdes kur lexoni komentet pasi një pjesë të shfrytëzuesve kompania i paguan për komente të mira dhe pozitive.

Anëtarët e këtyre organizatave gjithashtu kanë bashkuar disa grupe të cilat për komente të mira japin shpërblime ose iu kthejnë paratë për produktin e blerë.

Pavarësisht nga cilësia e produktit dhe sa janë të kënaqur me të, recensioni duhet të jenë lavdërues dhe përdoruesit duhet të japin një vlerësim të lartë - vetëm atëherë mund të marrin shpërblime ose një rimbursim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat