Facebook lanson Lasso, video-aplikacionin e dedikuar për tinejxherë

Teknologji

Facebook lanson Lasso, video-aplikacionin e dedikuar për tinejxherë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:10
FacebookLasso

Në një përpjekje për të rikthyer të rinjtë që kanë ikur nga platforma e tyre kryesore, Facebook është zhytur edhe një herë në çantën e tyre të trukeve dhe nxori një klon të TikTok. Lasso, një aplikacion për ndarjen e videove të mbushura me muzikë, në të cilin Facebook thuhet se ka punuar që nga tetori, tani është në dispozicion për iOS dhe Android.

Facebook përshkruan Lasso si një aplikacion që “e bën të lehtë për këdo që të krijojë dhe të ndajë video të shkurtra me efekte argëtuese”. Aplikacioni do ti lejojë përdoruesit të ndjekin krijuesit e tjerë, të kërkojnë përmbajtje duke përdorur hashtag dhe të krijojnë video të reja dhe të shkurtra duke përdorur një sërë mjetesh krijuese.

Facebook siguron që të kuptohet se aplikacioni përfshin një “bibliotekë masive të muzikës”, që e shfrytëzon atë për t’i dhënë një goditje TikTok, një aplikacion që ka fituar popullaritet me video-sinkronizimet.

Pasi që Lasso është në pronësi të Facebook, integrohet në ekosistemin e kompanisë kështu që ju mund të regjistroheni duke përdorur një llogari Instagram ose Facebook. Aplikacioni do të duhet të hyjë në faqen tënde të profilit, fotot dhe videot.

Kur të bësh videot e tua në Lasso, do të jesh në gjendje t’i ndash drejtpërdrejt në storiet e Facebook. Një përputhshmëri e ngjashme me storiet e Instagram do të vijë më vonë këtë vit, shkruan The Verge. Ju mund të merrni Lasso, duke filluar që nga sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat