Facebook ka fshirë mbi 1.5 miliard llogari të rrejshme këtë vit

Teknologji

Facebook ka fshirë mbi 1.5 miliard llogari të rrejshme këtë vit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Facebook

Në periudhën mes muajin prill dhe shtator të këtij viti, rrjeti më i madh social Facebook ka fshirë rreth 1.5 miliard llogari të rrejshme si dhe ka fshirë rreth 2.1 miliardë ‘spam’.

Facebooku ka zbuluar këto shifra në Raportin e Standardeve të Komunitetit. Raporti tregon se si Facebooku është marrë me çështjet si lakuriqësia, gjuha e urrejtjes, propagandat terroriste, përmbajtjet grafike të dhunës dhe llogaritë e rrejshme.

Sipas Facebookut, shumë llogari të rrejshme janë rezultati i drejtpërdrejtë i sulmeve kibernetike.

Rrjeti më i madh në botë social është bërë më i mirë në identifikimin dhe parandalimin e përmbajtjeve të dhunës madje më përpara se njerëzit në këtë rrjet kur i kanë parë dhe i kanë raportuar. Sipas raportit të Facebookut, 95.9 për qind e përmbajtjeve të dhunës janë fshirë para se të raportoheshin.

Gjithashtu, Facebooku është nën shqyrtimin e vazhdueshëm në lidhje me propagandën e ashtuquajtur ‘lajmet e rreme’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat