Zbulohet arsyeja përse është larguar Tumblr nga App Store

Teknologji

Zbulohet arsyeja përse është larguar Tumblr nga App Store

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Tumblr thotë se pornografia e personave nën moshën 18 vjeçe ishte arsyeja për largimin e papritur të saj nga iOS App Store.

Aplikacioni është larguar nga dyqani që prej 16 nëntorit, por deri më tani arsyeja e mungesës së tij ishte e paqartë – fillimisht Tumblr thjesht tha se ishte “duke punuar për të zgjidhur problemin me aplikacionin iOS”.

Megjithatë, pasi Download.com iu qas Tumblrit me burime që pretendonin se arsyeja lidhej me skena pornografike të personave nën moshën 18 vjeçare, rrjeti social në pronësi të Yahoo lëshonte një deklaratë të re që konfirmonte këtë çështje.

Në deklaratën e saj të përditësuar, Tumblr tha se ndërsa çdo imazh i ngarkuar në platformë ishte “skanuar kundër një baze të dhënash të industrisë së materialit të abuzimit seksual të fëmijëve” për të filtruar imazhe të qarta, një “auditim rutinor” zbuloi përmbajtje që mungonte nga baza e të dhënave, për të kaluar nëpër filtër.

Megjithëse Tumblr thotë se përmbajtja u hoq menjëherë, aplikacioni i saj vazhdon të jetë i padisponueshëm në App Store.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat