Huawei P30 Pro me gjashtë kamera njoftohet për vitin e ardhshëm

Teknologji

Huawei P30 Pro me gjashtë kamera njoftohet për vitin e ardhshëm

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Huawei P30 Pro do të arrijë në 2019 me rrjet 5G, siç e kemi dëgjuar tashmë, por mund të vijë edhe me gjashtë kamera të mëdha në bord.

Huawei P30 Pro, mund të paketojë më shumë kamera se çdo telefon tjetër, sipas shefit të kompanisë në tregun evropian, Walter Ji.

Në një intervistë, duke folur për një telefon të ri, ai tha: “Vitin e ardhshëm patjetër do të shohim më shumë risi në kamera, tani kemi tre, imagjinoni katër për vitin e ardhshëm”.

Ai vazhdoi të shpjegojë pse kjo është një shtesë e dobishme për telefonin: “Zmadhimi i fotografisë tri deri në pesë herë nuk është i mjaftueshëm; dhjetë herë zmadhim në cilësi të qëndrueshme me telefon, kjo është unike! Jemi duke zhvilluar kërkime në këto fusha, dhe mund të kemi një surprizë tjetër për ju. ”

Huawei ka qenë vazhdimisht inovative me P20 Pro dhe Mate 20 Pro kështu që presim që në 2019 të shohim edhe më shumë prej kompanisë.

Huawei po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm, por nuk pritet që ta shohim atë deri në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat