Samsung u kërkon ndjesë punonjësve

Teknologji

Samsung u kërkon ndjesë punonjësve

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Samsung

Kompania Samsung u ka shprehur keqardhjen përdoruesve për shpërthimin e baterive të disa modeleve celuarë Galaxy. Presidenti i kompanisë Tim Baxter u ka kërkuar gjithashtu ndjesë edhe punonjësve të tij, të cilët janë sëmurë me kancer nga rrezatimi që kanë marrë në fabrikat ku prodhohen aparatet celulare.

Në gati 10 vite, 118 prej tyre kanë humbur jetën. Më shumë se 350 persona rezultojnë të prekur nga sëmundje të rralla që ia kanë transmetuar edhe fëmijëve të tyre.

Gjiganti i teknologjisë do t’i duhet  tanimë të paguajë dëmshpërblim deri në 133 mijë Dollarë për çdo punonjës të kompanisë. Megjithatë të prekurit thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për familjarët pasi nuk mund të harrojnë dhimbjen me të cilën janë përballur.

I njëjti skandal u shfaq edhe në 2007, ku në një fabrikë në jug të Seulit disa punëtorë humbën jetën. Familjarët denconcuan kompaninë për kushte të këqija në të cilën punëtorët punonin. Pas këtij skandali, agjencia për kushtet e punës në Seul si dhe një komitet ndërmjetësimi arritën në një marrëveshje për të nxjerrë  nga tregu disa prej modeleve Galaxy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat