Përditësimi i ri i Google Maps ofron mbështetje për lokalizimin në ambiente të brendshme

Teknologji

Përditësimi i ri i Google Maps ofron mbështetje për lokalizimin në ambiente të brendshme

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:11
Google Maps

Gjiganti i kërkimit, Google ka bërë disa përmirësime në aplikacionin ‘Find my Device’ i cili është shumë i mirëpritur për mbarë përdoruesit.

Përditësimi i ri sjell mbështetje për vendndodhjen në ambiente të brendshme që do të thotë se nëse harroni telefonin në një dyqan, nuk do të shikoni thjeshtë dyqanin por edhe vendin brenda dyqanit.

Google Maps funksionon për mrekulli sa i përket vendndodhjes së telefonit në ambiente të jashtme. Megjithatë për lokalizim më të mirë, Google kërkon nga përdoruesit të ngarkojnë një plan të detajuar të hapësirës dhe kateve.

Image

Një shembull sesi kjo funksion e gjeni në foton e paraqitur të ‘Sheshit Madison’ në New York.

Megjithatë, Google nuk detajoi se për çfarë ndërtesash aplikohet ky sistem i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat