Pop.Up Next, prototipi i Audit që fluturon dhe vetë-vozitet

Teknologji

Pop.Up Next, prototipi i Audit që fluturon dhe vetë-vozitet

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 07:01
Pop.Up Next

Gjithnjë e më shumë, njerëzit janë duke lëvizur drejt qyteteve dhe gjithnjë e më shumë njerëzit do të mobilizohen falë automatizimit.

Në të ardhmen e afërt, qytetarët, fëmijët dhe njerëzit që s’kanë patentë shoferi do të dëshirojnë që të përdorin taksitë e përshtatshëm robotikë. Me një alokim të zgjuar të trafikut mes rrugëve dhe hapësirës ajrore, njerëzit dhe qytetet mund të përfitojnë në të njëjtën masë.

Në panairin ‘Drone Week’, që po mbahet në Amsterdam, kompania Audi, Airbus dhe Italdesign janë duke prezantuar për herë të parë një prototip vetë-vozitës dhe fluturues i quajtur Pop.Up Next. Ky koncept inovativ për taksinë fluturuese, kombinon një veturë elektrike vetë-vozitëse me një dron për pasagjerë.

Në testin e parë publik të fluturimit, moduli i fluturimit ka vendosur me saktësi kabinën e pasagjerit në modulin tokësor, i cili pastaj ka filluar të vetë-vozitet. Ky është ende një model në shkallën 1:4.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat