Studimi/ Koha në rrjetet sociale nuk na bën të lumtur

Teknologji

Studimi/ Koha në rrjetet sociale nuk na bën të lumtur

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Të kaluarit shumë kohë në rrjetet sociale, nuk na bën të lumtur dhe faji është pikërisht i platformave që megjithëse mundësojnë lidhjen virtuale mes njerëzve, rrisin nivelin e perceptimit të vetmisë.

Megjithatë, fenomeni nuk është shumë shqetësues, pasi mjafton ta reduktojmë përdorimin e këtyre rrjeteve në 30 minuta në ditë, për të ulur nivelin e shqetësimit.

Ky rezultat ka dalë nga një studim i kërkuesve në Universitetin e Pensilvanisë, të cilët kanë gjetur lidhjen mes kohës së kaluar në rrjetet sociale, me nxitjen e simptomave depresive.

Kërkimi ka përfshirë 143 studentë të Universitetit, mes moshës 18 dhe 22 vjeç, me përparësi femrat, dhe ka monitoruar përdorimin e tre platformave kryesore si: Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Në fazën e parë, secilit prej pjesëmarrësve i është kërkuar një vlerësim në lidhje me perceptimin e mirëqenies personale dhe sasinë e orëve të shpenzuara në ditë, duke hulumtuar nëpër rrjetet sociale.

Në këtë pikë, çdo grup vullnetarësh i zgjedhur në mënyrë rastësore, i është kërkuar ta reduktojë me 10 minuta në ditë kohën e kaluar online, në secilën platformë, në një kohë optimale prej 30 minutash në ditë.

Në vetëm tre javë të eksperimentit, grupet që i kishin modifikuar zakonet e tyre të qëndrimit në rrjetet sociale, arritën si rezultat një mirëqenie më të lartë në gjendjen e tyre emocionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat