Kinezët vjedhin teknologjinë e Samsung

Teknologji

Kinezët vjedhin teknologjinë e Samsung

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Samsung

Kompanitë e teknologjisë nga Kina lavdërohen me produktet e tyre, por pjesa më e madhe e risive që sjellin ata janë kryesisht të vjedhura.

Ekrani i teknologjisë për telefona fleksibël të Samsungut është vjedhur dhe më pas është shitur në dy kompani nga Kina, sipas padisë më të fundit të ngritur nga kompania e Koresë Jugore.

Sipas padisë, plani i Samsung për "panelin fleksibël OLED 3D" ka rrjedhë nga furnizuesi.

Në padi thuhet se kompania e paemëruar shiti informacion për dy kompani kineze për 14 milionë dollarë, raporton Benchmark. 

Samsung ka kaluar gjashtë vjet dhe ka investuar rreth 130 milionë dollarë në zhvillimin e ekraneve për telefonat fleksibël. 

Data e gjykimit ende nuk është përcaktuar, pasi ende po kërkohet për personat e përfshirë në incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat