Samiti i G20-ës diskuton për taksimin e kriptovalutave

Teknologji

Samiti i G20-ës diskuton për taksimin e kriptovalutave

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Konferenca e G20-ës e cila po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires, krahas diskutimeve të liderëve të botës për situatën politike, ekonomike dhe sociale në arenën ndërkombëtare, solli edhe zhvillime të reja në mënyrë specifike për botën e kriptovalutave.

Politikanët që morën pjesë në këtë Samit, nënshkruan një dokument i cili ka për qëllim të krijojë një zgjidhje në lidhje me taksimin e kriptovalutave dhe për të arritur këtë vendet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Dokumenti i quajtur “Deklarata e Liderëve” përmend krijimin e një sistemi ndërkombëtarë i cili do të taksojë transfertat ndërkombëtare.

“Do të rregullojmë kriptovalutat për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit dhe do të konsiderohen të gjitha opsione për të arritur këtë qëllim”, shkruhej në deklaratën e firmosur nga vendet anëtare të G20-ës.

Image
Samiti i G20-ës

Vendet anëtare u zotuan se do të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje konsensuale për adresimin e ndikimit të digjitalizimit të ekonomisë mbi sistemin ndërkombëtar të taksimit.

“Një rishikim do të bëhet në 2019-ën ndërsa propozimet finale do të publikohen në 2020-ën”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë është e një rëndësie të veçantë sepse është e jashtëligjshme për një qeveri të taksojë një kompani të huaj e cila nuk ka një prezencë fizike në territorin e saj.

Vendet e G20-ës do të punojnë në disa prej propozimeve dhe versioni final do të bëhet publik në Samitin e radhës të G20-ës që do të mbahet në Japoni në 2020-ën.

Disa vende kanë bërë thirrje për diskutime rreth kriptoavlutave ndërsa zërat më të fuqishëm kanë qenë ato të Francës, Gjermanisë dhe Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat