Keni probleme me Facebook? Ja çfarë po ndodh!

Teknologji

Keni probleme me Facebook? Ja çfarë po ndodh!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Nëse jeni duke pasur probleme me Facebook, nuk jeni të vetmit.

Përdorues të shumtë të Facebook po raportojnë në Twitter se janë duke pasur probleme me qasjen në rrjetin social.

Përdoruesit po shkyçen në mënyrë të pashpjegueshme nga aplikacioni i Facebook për celularë, duke mos mundur të kyçen përsëri.

Raportimet për problemin në Facebook po bëhen nga e gjithë Evropa, dhe duket se serveri i rrjetit social, që ndodhet në Irlandë, ka disa probleme.

Facebook po i shkyç përdoruesit nga rrjeti social duke iu dhënë mesazhin: “Ndodhi një gabim i papritur. Provoni të kyçeni përsëri”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat