Samsung do të prodhojë televizorin më të madh që ka parë jeta juaj

Teknologji

Samsung do të prodhojë televizorin më të madh që ka parë jeta juaj

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Ky televizor me madhësi prej 146 inç

Samsung ka raportuar të prodhojë një televizion me madhësi prej 146 inch, të cilin ka vendosur ta quajë “The Wall” apo në gjuhën shqipe Muri, për shkak të gjatësisë që ka.

Ky televizor me madhësi prej 146 inç jo vetëm që është i madh, por gjithashtu po zhvillon një teknologji të zbukuruar të ekranit të njohur si microLED, e cila Samsung thotë se është në qendër të “ekranit të së ardhmes”.

Nëse përkthehet në madhësi të orendive shtëpiake, 146 inç është i barabartë me një kuzhinë.

MicroLED, në rastin e këtij televizioni, do të thotë se “Wall” është një TV me LED me madhësi mikrometërësh, të cilat janë shumë më të vogla se LED aktuale dhe shërbejnë si burim i tyre i dritës, sipas Samsung.

Megjithatë, kompania gjigante nuk ka ofruar një çmim zyrtar për “The Wall”, si dhe nuk ka asnjë datë nisjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat