Një gjykatë kineze bllokon shitjet e ”iPhone” me kërkesë të ”Qualcomm”

Teknologji

Një gjykatë kineze bllokon shitjet e ”iPhone” me kërkesë të ”Qualcomm”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:07
Iphone

Një gjykatë kineze ndaloi shitjen dhe importin në Kinë të pjesës më të madhe të modeleve ”iPhone” me kërkesë të ”Qualcomm” në një rast të shkeljes së patentës, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp.

Një gjykatë e Fuzhou në Kinë urdhëroi katër filialeve kineze të ”Apple” të ndalojnë menjëherë shkeljen e dy patentave të ”Qualcomm” nëpërmjet importeve, shitjeve dhe ofertave të shitjeve të palicencuara në Kinë për modelet nga iPhone 6 deri tek X, thekson komunikata.

”Apple” njoftoi se të gjitha modelet e saj do të jenë në dispozicion në Kinë, në një reagim të cituar nga televizioni CNBC.

Ky vendim i një gjykate kineze është një episod i ri në betejën e gjatë dhe komplekse midis ”Apple” dhe kompanisë amerikane ”Qualcomm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat