Kanadaja vë një mori kushtesh për shefen e “Huaweit”

Teknologji

Kanadaja vë një mori kushtesh për shefen e “Huaweit”

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Meng Wanzhou

Në seancën dëgjimore që u mbajt të mërkurën, një gjykatës në Kanada vendosi që shefja financiare e kompanisë “Huawei”, Meng Wanzhou, të lirohet me dorëzani.

Mengu u arrestua javën e shkuar në Vankuvër, e SHBA-ja e ka kërkuar ekstradimin e saj. Por, disa prej kushteve të dorëzanisë së saj, që Meng i plotësoi ishin se duhej të paguante 7.5 milionë dollarë, duhet të qëndrojë në njërën prej shtëpive të saj në Vankuver, të bartë pajisjen me GPS, të dorëzojë pasaportën e saj dhe të qëndrojë nën përcjellje të vazhdueshme.

Ajo, madje, nuk lejohet të dalë nga shtëpia nga ora 23 në mbrëmje deri në orën 6 në mëngjes. Ajo u arrestua më 1 dhjetor me kërkesë të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat