Colin Kroll gjendet i vdekur në Nju Jork

Teknologji

Colin Kroll gjendet i vdekur në Nju Jork

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:03
Colin Kroll

Një nga themeluesit e aplikacionit popullor HQ Trivia dhe video-platformës Vine Colin Kroll (34) u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork.

Kroll u gjet nga policia pasi dyshohet se e dashura e tij i kishte kërkuar që të kontrollonin se çfarë po ndodhte me të.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por oficerët e policisë, në trupin e tij gjetën drogë, njofton portali TMZ.

"Ai ishte shumë i talentuar dhe shumë prej tyre i arriti në moshë të re. Ky është një dëm i madh ", tha babai i Kroll, Alan, për New York Times.

Aplikacioni HQ Trivia u lansua vitin e kaluar në SHBA dhe Croll u bë kryeshef ekzekutiv i kompanisë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat