Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike - Bota Sot
Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Teknologji

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin e trurit.

”Ne duhet të marrim masa konkrete për të mbrojtur fëmijët tanë nga këto produkte shumë të fuqishme që rrezikojnë ekspozimin ndaj nikotinës të gjeneratës së re të të rinjve”, paralajmëron Jerome Adams në një rekomandim të pazakontë të shëndetit publik.

“Cigaret elektronike nuk janë të sigurta”, shton ai, duke vënë në dukje se ekspozimi ndaj nikotinës gjatë adoleshencës mund të pengojë zhvillimin e trurit, i cili vazhdon të zhvillohet deri rreth moshës 25 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...