Instagram Stories përditësohen me veçori të reja

Teknologji

Instagram Stories përditësohen me veçori të reja

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:48
Instagram Stories

Instagram ka përditësuar karakteristikat e storieve disa herë që kur është lansuar, ku me çdo përditësim të ri sjell më shumë mjete dhe funksionalitet. Nëse jeni një përdorues i flaktë i storieve, atëherë mund të jeni të interesuar të mësoni se Instagram ka lëshuar një përditësim të ri, ku do të prezantojnë më shumë veçori.

Një nga tiparet e reja të prezantuara në Stories vjen në formën e muzikës, ku përdoruesit tani mund të përgjigjen në pyetje, me këngë nga biblioteka e muzikës në Instagram. Për shembull, ju mund të pyesni ndjekësit tuaj për rekomandime të këngëve dhe ata mund të përgjigjen drejtpërdrejt me këngë, në vend që ta shkruajnë atë.

Sa i përket pytjeve, nëse jeni duke aranzhuar një sesion të Instagram Live, do të jeni në gjendje të përdorni tiparin e pyetjes në mënyrë që ata që janë të lidhur me sesionin tuaj të drejtpërdrejtë të mund të bëjnë pyetje dhe më pas do të mund t’i gjeni ato pyetje në sektorin Pyetje dhe Përgjigje, në vend që të lëvizni nëpër të gjitha komentet.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, Instagram po shton aftësinë për të llogaritur kohën deri në momentin e caktuar. Këto veçori duhet të jenë tashmë të disponueshme, prandaj sigurohuni që të keni versionin më të fundit të Instagram-it nëse doni të përdorni ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat