Serena Williams luan serish në edicion provokues

Tenis

Serena Williams luan serish në edicion provokues

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:43
Serena Williams

Serena Williams mposhti gjermanen Tatiana Maria në Open Australian. Vëmendje e veçantë iu kushtua kostumit të saj në të cilën ajo u shfaq në fushën e tenisit.

Në fakt, Serena kishte veshur me triko ngjyrë të gjelbër dhe me çorape të zeza.

Publiku pati mendime të ndara rreth veshjes së saj, por shumica e vlerësuan zgjedhjen e tenistes së njohur.

Williams kishte irrituar vitin e kaluar presidentin e Shoqatës franceze të tenisit, Bernard Giudicelli, kur ajo u shfaq në Roland Garros në triko të zezë që shumë prej tyre i përkujtuan kostumet gruaja-mace.

Ai deklaroi se rroba të tilla janë të papërshtatshme dhe se nuk do t’i tolerojë më në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat