Federer eliminohet nga Australian Open, zvicerani u mposht nga Tsitsipas

Tenis

Federer eliminohet nga Australian Open, zvicerani u mposht nga Tsitsipas

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:27
Roger Federer jashtë Australian Open.

Roger Federer jashtë Australian Open. Tenisti zviceran, tashmë 37-vjeç, u eliminua në fazën e 1/8-ave nga greku Stefanos Tsitsipas në një duel maratonë që zgjati thuajse  katër orë.

Talenti 20 vjeçar fitoi 3-1 me sete, që dy nga tre setet që fitoi i mori me “tie break”, një eliminim ndoshta i parakohshëm për “Mbretin” Federer, që dështoi t’i shkonte deri në fund trofeut numër 100 në karrierë.

Tsitsipas në çerekfinale do të përballet me Bautista-Agut, që mposhti me vështirësi 3-2 me sete Cilicin.

Image
Stefanos Tsitsipas nuk i besohet se ka fituar ndaj idhullit të tij të fëmijërisë (Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

Më herët Rafael Nadal mundi në 1/8-at e finaleve Tomas Berdych me rezultatin 3-0. Dy setet e para ishin një formalitet për numrin dy të botës, që i fitoi ato 6-0 dhe 6-1. Në setin e tretë, Berdych bëri më shumë rezistencë, por edhe ai u fitua nga Nadal me “tie break”, 7-6.

Kundërshtari i radhës i Nadalit do të jetë amerikani Frances Tiafoe, që befasoi të gjithë teksa eliminoi Grigor Dimitrovin me rezultatin 3-1, pas tre orë e 39 minutash lojë, pikërisht ditën e 21-vjetorit të tij të lindjes.

Tiafoe fitoi dy setet e parë 7-5 dhe 7-5, ndërsa i treti shkoi në favor të Dimitrovit 7-6. Seti i katërt u fitua sërish nga Tiafoe 7-5, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalen e një turneu “Grand Slam” në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat