Nadal fiton bindshëm, kualifikohet në gjysmëfinale

Tenis

Nadal fiton bindshëm, kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:54
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll nuk ka hasur në vështirësi në duelin e tij në çerekfinale.

Rafael Nadal është gjysmëfinalisti i parë i Australian Open, pasi ka eliminuar 3-0 në sete tenistin amerikan, Frances Tiafoe, 6-3, 6-4 dhe 6-2.

Në gjysmëfinale numri dy i botës do të ndeshet me tenistin grek, Stefanos Tsitsipas, i cili më herët ka mundur spanjollin Roberto Bautista Agut, 3-1 në sete, 7-5, 4-6, 6-4, 7-6.

Në konkurrencën e femrave, Petra Kvitova ka arritur të kalojë në gjysmëfinale, pasi ka mposhtur 2-0 në sete 6-1 dhe 6-4, australianen, Ashleigh Barty.

Në gjysmëfinale, Kvitova do të përballet me amerikanen, Danielle Rose Collins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat