Federer merr një vendim...

Tenis

Federer merr një vendim...

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Roger Federer

Njeriu më i suksesshëm në historinë e tenisit, zvicerani Roger Federer është në përfundim të karrierës së tij dhe çdo pjesëmarrje e tij në turne të ndryshme mund të shihet si e fundit.

Mirëpo, ai ka befasuar me vendimin e tij për të marrë pjesë në turneun masters të Madridit, në të cilin ka munguar në dy vitet paraprake.

Sipas asaj që njofton organizatori i turneut, për zviceranin 37-vjeçar ky do të jetë turneu i parë i parë në fushat me dhe pas dy vjetësh, ndërsa do të jetë edhe si uverturë e turneut Grand Slam – Rolan Garos në të cilin nuk ka marrë pjesë që nga viti 2015.

Federer është tenisti i dytë më i suksesshëm në turneun e Madridit, pasi e ka fituar tri herë (për herë të fundit në vitin 2012), dy më pak se spanjolli Rafael Nadal.

Turneu i Madridit do të zhvillohet prej 3-12 maj, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe Novak Gjokoviq e Rafael Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat