Nadal trondit me rrëfimin

Tenis

Nadal trondit me rrëfimin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:32
Nadal trondit me rrëfimin

Rafael Nadal ka mbërritur në Akapulko jo në formën optimale, turne ku do të debutojë ndaj gjermanit Mischa Zverev. Numri 2 në botë rikthehet në fushë pas një muaji, teksa sfida e fundit është finalja e humbur në Australian Open. “Nuk jam në formë dhe jam stërvitur shumë pak. Pas Australian Open kam marrë disa ditë pushim, kisha nevojë”, tha tenisti spanjoll.

Nadal rrëfen se pak ditë më parë, gjatë stërvitjes, ka ndalur fazën përgatitore për shkak të një problemi në dorë. “Bëra një lëvizje të gabuar dhe u detyrova të ndalja stërvitjen. Përpiqem të përgatitem në mënyrën më të mirë. Vjet luajta shumë pak, pasi kështu shpresoj të zgjas sa më shumë karrierën time”, u shpreh Nadal.

“Nëse dëmtohem sërish do ta kem të vështirë të luaj dhe të fitoj. Mund të jem tenisti që është dëmtuar më shumë në histori. E kam të vështirë të fitoj sërish, ndaj në Akapulko shpresoj që publiku të më ndihmojë, në mënyrë që të shkoj sa më larg të jetë e mundur. Do të përpiqem të bëj më të mirën, por e shoj se nuk jam më si dikur”, tha Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat