Miami me surpriza: Eliminohet numri 1 në botë, Serena tërhiqet e dëmtuar

Tenis

Miami me surpriza: Eliminohet numri 1 në botë, Serena tërhiqet e dëmtuar

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:25
Serena Williams

Tenistja amerikane Serena Williams, ish-numri 1 në botë për femra, është tërhequr nga turneu Masters i Majemit, pas një problemi në gju. Ajo duhej të luante në raundin e katërt ndaj kinezes Wang Qiang, por dëmtimi ka detyruar tenisten 37-vjeçare, 8 herë fituese në këtë turne, të ngrejë “flamurin e bardhë”.

Surprizat në këtë turne kanë vijuar edhe me numrin 1 në botë, tenisten japoneze Naomi Osaka, që është eliminuar në raundin e tretë nga kinezja Hsieh Si-Wei. Osaka u mund 2-1 (4-6, 7-6, 6-3) nga rivalja kineze, që ka befasuar të gjithë. Eliminimi mund t’i kushtojë shtrenjtë tenistes japoneze, që rrezikon kreun e renditjes botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat