Nadal eliminohet në gjysmëfinale

Tenis

Nadal eliminohet në gjysmëfinale

Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:42
Nadal eliminohet në gjysmëfinale

Surpriza në turneun Masters të Montekarlos. Tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues 11 herë i këtij turneu, u eliminua sot në gjysmëfinale nga italiani Fabio Fognini. Ky i fundit fitoi 2-0 (6-4, 6-2) ndaj spanjollit Nadal, që në këtë mënyrë dorëzon trofeun.

Një rezultat i papritur, pasi pritej që Nadal të kualifikohej në finale dhe të korrte suksesin nr.12, por ndodhi e kundërta. Në një orë e 35 minuta, Fognini bën mrekullinë, duke u kualifikuar për herë të parë në karrierën e tij në finalen e një turneu Masters.

Përballë tij do të jetë tenisti serb Dushan Lajoviq. Në gjysmëfinalen tjetër, ai mundi 2-0 (7-5, 6-1) rusin Daniil Medvedev. Edhe për Lajovic kjo është hera e parë që del në finalen e një turneu Masters, ndaj nesër pritet një finale surprizë mes dy tenistëve jo shumë të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat