Kasapolli do të gjykojë në turneun e madh në Budvë - Bota Sot
Kasapolli do të gjykojë në turneun e madh në Budvë

Tenis

Kasapolli do të gjykojë në turneun e madh në Budvë

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:45
Kasapolli do të gjykojë në turneun e madh në Budvë

Gjyqtari anësor, Rifat Kasapolli, përgatitet për ngjarjen e madhe të 27 majit përkatësisht turneun ndërkombëtar të tenist, që do të zhvillohet në Budvë të Malit të Zi. 
Pejani tash e disa vitet me sukses referon në sportin e tenisit, ndërsa javën e kaluar e ka nda drejtësinë në finalen mes Egjiptit dhe Norvegjisë, e cila u fitua nga Egjipti me rezultat 2:0, në turneun “Edi” që ishte zhvilluar në Ulqin. 
“Në turne marrin pjesë tenistët nga nëntë shtete dhe është shumë i fortë”, tregon Kasapolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Për Kasapollin është edhe një test i mirë, për faktin se do ta ndajë drejtësinë në një turne shumë të fortë dhe është i vetmi gjyqtar nga Kosova në këtë ngjarje të madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...