Federer tregon se cilat janë gjasat e tij për paraqitjet në ‘Roland Garros’ - Bota Sot
Federer tregon se cilat janë gjasat e tij për paraqitjet në ‘Roland Garros’

Tenis

Federer tregon se cilat janë gjasat e tij për paraqitjet në ‘Roland Garros’

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:40
Roger Federer

Reketi zviceran, Roger Federer, ka komentuar gjasat e tij për një rikthim në ‘Roland Garros’, pas dëmtimit që pësoi në turneun e fundit, duke u detyruar të tërhiqet.

37 vjeçari kthehet në një ‘French Open’ për herë të parë që nga viti 2015, duke i anuluar të gjitha garat në fushat me rërë, për tu përgatitur sa më mirë për ato gara që mbahen në fushat me bari.

Ai ka krahasuar këtë situatë me atë të ‘Australia Open 2017’, kur ishte kthyer pas një dëmtimi të gjatë.

I pyetur nëse do të mund ta fitonte atë titull, Federer është shprehur me shumë dyshime.

“Nuk e di. Është një pyetje e vështirë. Në një mënyrë, ndihem sikur në ‘Australia Open’, në 2017. Paksa në të panjohur” ka thënë Federer.

“Fillimisht duhet të mbërrij aty dhe e di se kjo do të jetë sfiduese në vetvete. Definitivisht dot jetë një turne interesant” ka thënë tutje ai.

“Mendoj se jam stërvitur mjaftueshëm edhe për ndeshje të vështira. Besoj se jam gati edhe mentalisht” ishin fjalët e njërit prej më të mirëve në historinë e tenisit.

Kanë kaluar 10 vite që kur Federer ka fituar titullin e parë dhe të vetëm në ‘French Open’, shtatë vite që kur kaloi më lart se çerekfinalja, si dhe 20 vite që kur debutoi si 17 vjeçar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...